Përveç të tjera kjo pandemi nuk ka lejuar të afërmit t’i japin lamtumirën e fundit të dashurve të tyre.
Një rast i rrallë vjen nga Palestina ku një i ri i identifikuar si Jihad Al-Suwaiti, nuk i ka rezistuar këtij tundimi dhe ka gjetur mënyrën e rrezikshme për të vizituar të ëmën që ndodhej e shtruar në spital. Nëna e tij ishte e infektuar me COVID-19 dhe mjekët nuk e lejuan disa herë që ai ta vizitonte.
Mjekët e spitalit e njoftuan 30-vjeçarin se gjendja e nënës ishte tepër rëndë dhe ksihte shumë mundësi që ajo të ndërronte jetë. Në këto kushte, i riu vendosi të ngjiste godinën e spitalit nga pjesa e jashtme dhe të vendosej në dritaren e dhomës ku ndodhej e ëma. Këtë veprim ai e bëri deri në momentin kur mjekët e njoftuan se nëna e tij kishte ndërruar jetë./lapsi/

Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës