Policia e Kosovës, konkretisht, Sektori Qendror i Hetimeve nga Drejtoria për Hetimin Trafikimit me Qenie Njerëzore, gjate veprimeve hetimore në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë Departamenti për të Mitur, me datë 21.07.2020, ka arrestuar një person të dyshuar, për Veprën Penale “Trafikim me njerëz”, i cili dyshohet se ka rekrutuar, strehuar, transportuar dhe i ka mbajtur nën kontroll shtatë viktima të mitur (meshkuj/kosovarë) duke i shfrytëzuar për punë të detyruar.
Gjatë realizimit të këtij plani për arrestimin e të dyshuarit si prova janë konfiskuar përkohësisht:
(1) një telefon mobil dhe
(2) dy fletore të evidencave .
Sipas komunikatës së Policisë se Kosovës viktimat e mitura janë trajtuar sipas Proceduarve Standarde të Veprimit për Viktima të trafikimit, ndërsa me vendim te Prokurorit kujdestar i dyshuari dërgohet në ndalim për 48 orë, për procedura të mëtejme ligjore./arbresh.info
Pacolli: Kompleksi Memorial “Adem Jashari” po jetësohet, gat...
Gjersa u del në krah kriminelëve të dëbuar nga Mali i Zi, Vu...
Protesta për Zvërnecin hyn në ditën e pestë,qytetarët vijojn...
Vendos Komuna e Prishtinës, zgjerohet linja 15
Kusari-Lila: Fuqizimi ekonomik i grave është investim në zhv...
Garda Revolucionare kërkon tërheqjen e Izraelit nga Libani j...