Trajneri i Barcelonës, Quique Setien do mbetet në stol edhe për Ligën e Kampionëve, por nuk është e sigurt pozita e tij për edicionin 2020/21.
Thuhet se humbja në garën e titullit dhe lidhja jo e mirë me lojtarët ka bërë që të mos i pëlqejë bordit dhe mund të shkarkohet në verë, transmeton portali arbresh.info.
Klubi katalunas do përballet me Napoli-n në 1/16 e Ligës së Kampionëve në muajin e ardhshëm dhe nëse eliminohen e ardhmja e teknikut spanjoll është e qartë.

Sidoqoftë, trofeu i Ligës së Kampionëve mund të bëjë që Setien të mbetet në “Camp Nou” edhe në edicionin e ardhshëm.
Nëse Barcelona e mposhtë Napoli-n, do përballet me fituesin e ndeshjes Bayern Munich – Chelsea./arbresh.info.
Sa gjumë na nevojitet për rregullimin e sheqerit në gjak?
Trump: Djali i Khameneit është “peshë e lehtë” p...
Nëse zgjoheni të lodhur, ky zakon është po aq i fuqishëm sa ...
Kosova ka më shumë shanse për në Kupën e Botës sesa shumë ko...
U zgjodh Lider Suprem i Iranit pas vrasjes së të atit, kush ...
Kryeministri i Katarit: Sulmet e Iranit ndaj vendeve të Gjir...