Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Skender Hyseni pritet të jetë koordinator shtetëror për dialogun me Serbinë.
Një burim brenda Zyrës së Kryeministrit, ka bërë të ditur për arbresh.info se Skender Hyseni pritet të jetë personi që do të emërohet në krye të kësaj pozite.
“Skender Hyseni do të jetë koordinator shtetëror për dialogun më Serbinë, për këtë edhe ka marrë konfirmim nga LDK-ja”.
Emër tjetër i përmendur përveç Skender Hysenit është edhe avokati, Dastid Pallaska.
Ky vendim vjen pas takimit që Skender Hysni, ish-ministër i jashtëm e ka zhvilluar gjatë së hënës me kryeministrin, Avdullah Hoti.
Emërimi i tij vjen pas një përvoje të gjatë në proceset e dialogut që nga Konferenca e Rambujesë, raporton arbresh.info
Kujtojmë, se dje kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, në një konferencë për media ka bërë të ditur se së shpejti do ta emërojë një koordinator shtetëror për dialog me Serbinë.
“Do ta emëroj së shpejti për të biseduar dhe për të draftuar marrëveshjen finale për njohje reciproke”, ka theksuar Hoti”./arbresh.info/
Dy të vdekur në aksidente dhe mbi 2 mijë gjoba në 24 orët e ...
Princesha e Norvegjisë thotë se është ‘manipuluar dhe mashtr...
Gjakovë: Ende i mbyllur dhe me shirit të policisë lokali ku ...
Çfarë moti do të mbajë këtë fundjavë?
Ndahet nga jeta ish-inspektori i arsimit
Erdogani uron Fitër Bajramin: Zoti e shkatërroftë Izraelin