Sipas udhëzimeve, edhe në këtë takim kreu i PD-së, Lulzim Basha shkoi i pajisur me maskë në takimin me kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani.
Basha i cili është duke qëndruar në vizitë dy ditore në Kosovë po mban takime të një pas njëshme me krerët e institucioneve e krerët e partive politike, shkruan arbesh.info.
Para këtij takimi Basha ka takuar kryeministrin, Avdullah Hoti, e presidentin, Hashim Thaçi.
Në të dyja takimet paraprake Basha ka ardhur duke ecur përmes sheshit të Prishtinës dhe nuk ka shfrytëzuar eskortën.
Basha edhe nesër do të qëndrojë në Kosovë ndërsa në të gjitha takimet deri tash temë diskutimi ishte dialogu Kosovë-Serbi e rimëkëmbja ekonomike nga COVID-19./arbresh.info/

Trump: Falënderimi i takon Allahut, e marta “ditë ferri” për...
Ambasada e SHBA-së: Pashkë të gëzueshme dhe të bekuara për t...
Pashkë në hije lufte/ Papa Leoni XIV: Të mos paralizohemi ng...
Vuçiq: Është gjetur eksploziv pranë infrastrukturës së gazit...
Mishetiq dorëzon dosjen finale, kërkon lirimin e Thaçit nga ...
A mund të detyrohet Kosova të zgjedhë mes SHBA-së dhe BE-së?