Ish-gazetari dhe prezantuesi i lajmeve në “Radio Kosova e Lirë”, Nusret Pllana, në një intervistë për arbresh.info, kujton se si e kishte kumtuar lajmin për intervenimin e NATO-s.
Ndonëse, kanë kaluar me shumë se 21 vite që nga paslufta, Pllana ka deklaruar se ne e kemi harruar luftën e përgjakshme të Kosovës, duke u servilizuar ndaj të huajve.
“Pikë të dobët e kemi harresën, pikë të dobët e kemi kujtesën e historisë, e jo vetëm këtë, por pikë të dobët e kemi bajraktarizmin, pikë të dobët e kemi edhe servilizmin ndaj të huajve, prandaj i kemi këto tre defekte të shëmtuara, e po na bëjnë të ndihemi keq, të sillemi narrivicioz, e bota të na bëjë presion e t’a përkëdhel pushtuesin, e gjithë bota e dinë që agresor ka qenë Serbia fashiste mbi Kosovën, e më këtë ka intervenuar fuqia botërore civile e ushtarake NATO”, ka thënë ish-gazetari Nusret Pllana.
Sipas Pllanës, është trup i drejtësisë ndërkombëtare të ftohet në Gjykatën Speciale Kreu i shtetit të Republikë së Kosovës, gjoja si i dyshuar për krimet e supozuara.
“Tash pas 21 vite të ftohen në Gjykatën e ashtuquajtur Dhoma e Specializuar luftëtarët më të dinjitetshme, kreu i shtetit të Republikës së Kosovës, që e ka bartë barrën kryesore të luftës, të ftohen ‘gjoja’ si të dyshuar për krime të supozuara është turp i drejtësisë ndërkombëtare. Evropa kurrë nuk mundet të ia heq turpin vetës, e për herë të parë në historinë e botës të drejtësisë ndërkombëtare ndodh një padrejtësi që të themelohet një Gjykatë Speciale mbi baza të krimeve të supozuara. Serbia duhet të dënohet si shtet për këto krime e jo ne, sepse ne kemi me miliona shënime, fotografi, arkiva, xhirime, storje filmike nga më të ndryshmet nga të gjitha zonat operative të UÇK-së, e këto fakte e dëshmojnë gjenocidin e Serbisë tek shqiptarët. Evropa po e përkëdhel Serbinë fashiste, kjo është turp”, ka deklaruar Pllana.
Në librin e tij të botuar në nëntë gjuhë ‘Terrori i Serbisë Pushtuese mbi Shqiptarët 1844 -1999’, Pllana paraqet fakte përmes të cilave dëshmohet terroi i Serbisë dhe lufta e pastër e UÇK-së.
“Kemi rënë në ‘komë’ për 21 vjet, ku në vend që institucionet tona prej nivelit lokal e deri tek ai qendror, e deri tek ai presidencial, t’i thërrasim personat më eminent, patriota, intelektual, historian, reporter të luftës, gazetarë, e të tregojnë për barbarinë e mizorinë që ka bërë Serbia”, ka vlerësuar Pllana.
Ai “fajëson” institucionet e Kosovës që “harruan” 660 varrezat masive, e vrasjet e civilëve të pafajshëm.
“Në vend që është dashur të bëjnë gati aktakuzat e dëshmitë, ata kanë fjetur, sepse jemi marr më ndërtimin e pallateve. Qe 21 vjet kemi bërë shpenzime të kota”.
Pllana ka thënë po ashtu se gjenerata e reja do të na gjykojnë nesër e pasnesër, sepse jemi treguar të pakujdesshëm./E.Ballazhi/Arbresh.info/
Për më shumë ndiqeni intervistën e plotë:
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/954663171681602/
“Kemi pasur veç pëlqim fizik, ia di profesionin”, Edi flet p...
Roma arrin marrëveshje totale me Zirkzeen, tani në sulm për ...
Qendrat për Pajisje me Dokumente ofrojnë shërbime me orar të...
Shoqata e Naftarëve e quan antikushtetues vendimin e MINT pë...
Rama: Kush ka probleme me ligjin nuk përfiton nga paqja fisk...
ATK: Zyrtari i arrestuar është pezulluar nga puna