Sulmuesi i Chelsea-s, Willian është i hapur që të rinovojë kontratën, mirëpo kërkon kontratë trevjeçare.
Braziliani është në Londër që shtatë vite dhe ka qenë një ndër më të mirët në klub duke shënuar 63 gola dhe dhuruar 62 asistime, transmeton portali arbresh.info.
Willian ka refuzuar kontratën dyvjeçare para disa muajve, por trajneri Frank Lampard është i bindur që do arrihet marrëveshja.

Thuhet se tekniku anglez është duke provuar ta bind klubin t’ia rinovojë kontratën trevjeçare.
Arsenal dhe Tottenham gjithashtu kanë shfaqur interesim për brazilianin, të cilët i skadon kontrata në verë./arbresh.info.
SHBA përdorin sistemin ukrainas kundër dronëve
Emërimi i anëtarit të fundit në KQZ, Haxhiu ende pa vendim
“Ndjesë se nuk jam veshur aq zyrtar sa ti”, batuta mes Ramës...
Ambasadori i Luksemburgut kritikon mediat pasi Kurti u pyet ...
Kryeministri i ri hungarez, Magyar pritet të betohet më 9 ma...
Trump: Irani “po shembet financiarisht” nga kriza në Hormuz