Sulmuesi i Real Madrid-it, Eden Hazard beson se ky sezon është më i dobëti që ka pasur në karrierë.
Belgu kishte pësuar lëndime afatgjatë dhe të shpeshta, derisa ka bërë vetëm 21 paraqitje në të gjitha garat, transmeton portali arbresh.info.
Hazard ka thënë se këtë sezon arritën ta fitojnë titullin e ligës, por individualisht ishte më i dobëti i karrierës.
“Ky vite, se bashku fituam titullin e ligës, por sigurisht kam pasur sezonin më të dobët të karrierës”, theksoi ai.
Tutje, belgu tha se do mundohen të fitojnë Ligën e Kampionëve, ku do përballen me Manchester City-n.

“Ka qenë sezon i çuditshëm, më të gjitha gjërat që kanë ndodhur. Sezoni ishte i mirë, por mund të jemi edhe më mirë nëse kualifikohemi në ndeshjen kthyese të Ligës së Kampionëve”.
“Kur luan për Real Madrid-in, dëshiron t’i fitosh të gjitha trofetë. Do jetë e vështirë sepse do përballemi me Manchester City-n dhe ata kanë skuadër të mirë”, përfundoi ai.
Nëse “Mbretërit” kualifikohen, atëherë do përballen me fituesin e ndeshjes Juventus – Lyon./arbresh.info.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit