Sulmuesi Franck Ribery, ka kërkuar nga Mario Gotze dhe Mario Mandzukic t’i bashkohen Fiorentinës.
Sipas Bild, ish ylli i Bayern-it është duke negociuar jo zyrtarisht me ish bashkëlojtarët, transmeton portali arbresh.info.
Të dy lojtarët janë të lirë, ngase Mandzukic ndërpreu kontratën me Al-Duhail, kurse Dortmund e ka lejuar Gotze-n të largohet.
Me dallim nga Ribery, të dy sulmuesit janë ende të ri dhe mund t’i nevojitën Fiorentinës.

Mandzukic e njeh mjaftë mirë Seria A, ngase ka kaluar pesë vite te Juventus-i.
Kurse, Gotze është gjithashtu i kërkuar edhe nga Atletico Madrid, por e njeh Ribery-n, me të cilin bashkëpunoi tre vite nga 2013 në 2016 te Bayern Munich.
Mbetet të shihet nëse dy lojtarët do e pranojnë këtë ofertë dhe do kalojnë te klubi italian./arbresh.info.
Dy zyrtarë të KEDS-it dyshohen për ryshfet, kërkohet parabur...
Osmani pret Prattipatin, flasin për partneritetin strategjik...
Parandalohet futja e telefonit në Qendrën e Paraburgimit në ...
Arsim Bajrami shpreh gatishmërinë të kandidojë për President
SHBA–Iran, rifillojnë bisedimet bërthamore në Gjenevë
16 mijë qytetarë nënshkruajnë peticion për ish-krerët e UÇK-...