Konsideroj se punoj dhe veproj konform ligjeve dhe jam i sigurt në atë që kam bërë dhe kam punuar për dy ditë e dy net dhe jam i sigurt në atë që kemi bërë, ka thënë kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), Oliver Derkoski.
Në pjesëmarrjen në TV Alfa, ai paralajmëroi se nuk tërhiqet nga qëndrimi që dje e kanë kumtuar si Komision për rezultatet përfundimtare jozyrtare dhe se KSHZ do të vendos pas ankesave të dorëzuara.
Pas ankesave, siç theksoi, do të presin që të kalojë edhe afati gjatë ditës së nesërme dhe kështu KSHZ do të vendosë për ta të dielën ose të hënën në seancë publike.
Ai theksoi se procedura e KSHZ-së ka qenë si në vitet më parë, pra materiali zgjedhor nga ana e këshillave zgjedhor dorëzohet gjatë natës pas zgjedhjeve dhe gjatë ditës që pason.
“Kjo ndodhi edhe dje. Mblidhen procesverbalet për përcaktimin e rezultatit në vendvotimin, ata janë procesverbalet 16 dhe minuta 21 të Komisionit komunal zgjedhor që i mbledh të gjitha vendvotimet, pastaj bëhet kontroll nga shërbimet, por edhe nga secili anëtar i komisionit”, ka thënë Derkoski.
Lidhur me problemin e publikimit të rezultateve, ai sqaroi se gjatë ditës gjithçka ka shkuar mirë edhe atë në kushte të masave të përforcuara mbrojtëse dhe faktorëve kufizues që dalin nga ato masa. Ka shtuar se gjatë ditës zgjidhja aplikuese që e kanë pasur për rezultatet, përkatësisht për daljen ka funksionuar në mënyrë të përsosur, ndërsa problemi apo sulmi i hakerëve ka ndodhur kur aplikacioni ka filluar të publikojë rezultatet ashtu siç arrijnë nga vendvotimet, në momentin kur edhe ka ra ueb faqja e KSHZ-së.
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...
Putin sfidon Trump? I premton Indisë furnizim me naftë, SHBA...