Formula 1 ka njoftuar për dy raste pozitive me Covid-19.
Sot janë mbajtur garat praktikë në Hungari, para Grand Prix Budapest, ku edhe fillimisht janë bërë testet për koronavirus.
Nga këto teste, siç njofton Formula 1, dy raste kanë rezultuar pozitive, transmeton lajmi.net.
“FIA dhe Formula 1 mund të konfirmojnë sot se mes së premtës së 10 korrikur dhe së enjtes së 16 korrikut, 4997 teste për Covid-19 janë bërë për pilotët, skuadrat dhe personelin”, thuhet në njoftim, transmeton lajmi.net.
“Nga këto, dy njerëz kanë rezultuar pozitivë. Individët nuk ishin prezent në Austri”, thuhet mes tjerash.
Grand Prix Budapest do të vazhdojë rregullisht, sipas planeve të paracaktuara, me kualifikueset që pritet të zënë vend para garës së madhe.
KQZ: Rinumërimi i plotë i votave përfundon javën e ardhshme
Pjesë e llamarinës së kulmit bie në lagjen Dardania, bllokoh...
Caktohet seanca për të arrestuarit për manipulim të votave
Dita Ndërkombëtare e Arsimit, BE ka investuar 3.7 miliardë e...
Aksident tragjik në Elbasan: Shoferi i dehur përplas një pem...
Opozita proteston sot në Tiranë, masa të rrepta sigurie dhe ...