Kancelarja gjermane Angela Merkel dukej më pak se e sigurt sot që një samit i jashtëzakonshëm i BE-së do të rezultonte pozitiv në planet e rimëkëmbjes prej miliarda eurosh ndaj koronavirusit duke vënë në dukje përpara fillimit të këtyre negociatave se ”ka ende dallime të mëdha”.
“Më duhet të them që dallimet mes liderëve janë shumë, shumë të mëdha. Prandaj, nuk mund të them nëse do të arrijmë një rezultat këtë herë”, u tha Merkel gazetarëve në Bruksel.
“Ne duhet të përballeni me realitetin”, shtoi ajo.
“Pres negociata shumë, shumë të vështira”, tha Merkel.
“Gjermania do të punojë së bashku me Francën për të ndihmuar presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel. Na duhet vetëm të punojnë shumë”, theksoi kancelarja.
Spektakël sonte në BBVA5: Dy eliminime, banorë të rinj dhe s...
Përplasja tragjike e dy trenave në Spanjë/ Gjendet një tjetë...
Macron: Trump ‘synon hapur ta dobësojë dhe nënshtrojë&...
“Ajo që kemi përjetuar është një themel i fortë për të...
Seanca në GJK për kërkesën e gjyqtarëve për rritje page, Ram...
Mes shumë mungesash në mbrojtje, Arbeloa zgjedh “11 gladiato...