Ish kryetari i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa ka uruar liderin e BDI-së, ALi Ahmetin për fitoren historike të zgjedhjeve parlamentare të 15 korrikut 2020 në Maqedoninë e Veriut.
Shkrimi i plotë
I dashuri kryetar i BDI-së z. Ali Ahmedi. Ju përcjell urimet më të mira në fitoren historike të zgjedhjeve parlamentare të 15 korrikut 2020 në Maqedoninë e Veriut.
Edhe kësaj radhe, jo vetëm BDI por edhe gjithë shqiptarët dolën fitimtarë sepse treguat fuqinë politike të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.
Njëherit, uroj që me një bashkëpunim për aq sa është e mundur me subjektet tjera politike shqiptare dhe ato maqedonase të ndërtoni institucionet e vendit që i takojnë periudhës paszgjedhore.
Nuk dyshojmë se në këtë mandat do të avansoni çështjen shqiptare në vendin Tuaj edhe më shumë duke pasur në konsideratë vazhdimisht dhe shqiptarët e Luginës së Preshevës. Ne jemi në pritje dhe në shpresë të pafund se një ditë të jemi pjesë integrale e Republikës së Kosovës! RM
Dy persona therën me thikë në Prizren, policia zbulon detaje...
Pacolli: Kompleksi Memorial “Adem Jashari” po jetësohet, gat...
Gjersa u del në krah kriminelëve të dëbuar nga Mali i Zi, Vu...
Protesta për Zvërnecin hyn në ditën e pestë,qytetarët vijojn...
Vendos Komuna e Prishtinës, zgjerohet linja 15
Kusari-Lila: Fuqizimi ekonomik i grave është investim në zhv...