Manchester City është i sigurt që mund të mposhtë Barcelonën për transferimin e yllit të Inter-it, Lautaro Martinez.
Skuadra e Pep Guardiolës do bëjë disa transferime gjatë verës, pasi iu hoq dënimi për mospjesëmarrje në Ligën e Kampionëve, transmeton portali arbresh.info.
Sipas Sky Sports, Martinez është një ndër lojtarët në listën e tyre.
Guardiola e sheh argjentinasin si zëvendësuesi adekuat i Sergio Aguero-s.

City synon të përfitojë nga gjendja jo e mirë financiare e Barcelonës dhe të kompletojë transferimin e Martinez-it.
Barcelona thuhet se është e gatshme të shesë nëntë lojtarë për t’i rritur fundet për transferimin e Martinez.
Por, City është i gatshëm të paguajë klauzolën prej 98.5 milionë euro.
Martinez për “Neurazurët” ka shënuar 18 gola në 39 ndeshje këtë sezon./arbresh.info.
24 aksidente me të lënduar dhe mbi 2 mijë tiketa të shqiptua...
Rama: Task-forcë për të stabilizuar çmimin e naftës
Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 24-të, vëmendja në...
Prizreni pa zonë ekonomike
Hoxha: Diplomatët shqiptarë në kontakt të vazhdueshëm me qyt...
Tensione të forta në Lindjen e Mesme, Irani kërcënon: Do të ...