Deputetja e LDK-së Besa Gaxherri ka reaguar ndaj deklaratës së këshilltarit të Hashim Thaçit, Adil Behramaj i cili pyeti se kë po e përfaqëson Avdullah Hoti në Bruksel në këtë kohë kur presidenti është në Hagë, raporton arbresh.info
Gaxherri, në një prononcim për portalin arbresh.info iu është dukur e pabesueshme një deklaratë e tillë nga njerëzit e afërt të presidentit.
Ajo ia kujton Behramajt se Hoti është kryeministër legjitim i Kosovës dhe si i tillë ka të drejtë kushtetuese të përfaqësoj Kosovën me çdo kusht.
“Ju këtë e keni marr prej Faceboak-ut apo? Ju kisha lut me e konfirmu edhe ju edhe ne. Ju e dini që mundet me ndodh gjithçka përmes facebook-ut. Por nëse është e vërtete vetëm muj me konfimu se zotëri Avdullah Hoti është kryeministër legjitim i Kosovës ai në bazë të kushtetutës përfaqëson Kosovën dhe ne rastin specifik me dialogun ai duhet të jetë me çdo kusht e rrethanë është përfaqësues i dialogut
të Kosovës me Serbinë”, tha Besa Gaxherri.
Këshilltari politik i presidentit, Adil Behramaj ka postuar në facebook një status përmes së cilit akuzon kryeministrin Hoti për shkuarjen e tij në Bruksel të takoj Vuciqin pikërisht në ditën kur Thaçi po intervistohet në Hagë.
Madje Bebramaj hedh dyshime se kë po e përfaqëson Hoti kur sipas tij nuk ka mandat nga Kuvendi dhe as platformë për dialog./arbresh.into/
Mbyllet pa gola pjesa e parë e finales së Carabao Cup mes Ar...
Vdes tragjikisht 19 vjeçari shqiptar, ra nga skelet ne Angli
Protesta e opozitës, 1400 efektivë policie në terren për gar...
Rreth 200 vullnetarë, 400 thasë mbeturina – Aksion pastrimi ...
Këta janë dy efektivët që shpëtuan nga mbytja 59-vjeçaren në...
Parandalohet futja e substancave narkotike në Qendrën Korrek...