Pas bllokimit të llogarive bankare të Telekomit të Kosovës, sindikata e ndërmarrjes do të mbajë konferencë për medie.
Konferenca do të filloi në orën 14:30, shkruan arbresh.info
Arbresh.info gjatë ditës ka raportuar eksklzuivisht për bllokim e llogarive bankare të ndërmarrjes publike, Telekomi i Kosovës.
Kështu ka bërë të ditur një burim i arbresh.info brenda ndërmarrjes publike.
“I janë bllokuar të gjitha llogaritë bankare, kjo ka ndodhur rreth gjysmë ore më parë”, ka thënë ky burim.
Bllokimi ka ardhur pasi ditë më parë Gjykata Themelore Prishtinë ia ka njohur të drejtën kompanisë “Dardafone.net LLC” për përmbarimit (realizimin) e borxhit milionësh duke ia refuzuar prapësimin (kundërshtimin) e parashtruar nga Telekomi i Kosovës.
Ndaj kësaj të fundit ka reaguar edhe ndërmarrje teksa kanë kërkuar ndihmë nga Prokuroria e Shtetit dhe Qeveria e Republikës së Kosovës.
Në komunikatën e ndërmarrjes ndër të tjera thuhet se Telekomi po kërcënohet me falimentim.
“Me një vendim të Gjykatës Themelore në Prishtinë të datës. 6.07.2020 u refuzua prapësimi i debitorit Telekomi i Kosovës dhe u kalua në fuqi te përmbaruesi privat urdhri përmbarimor për shumën e obligimit financiar prej rreth 24.6 Milionë Euro. Me këtë vendim të procedurës së përshpejtuar përmbarimore, të pa peshuar dhe vlerësuar sa duhet, Telekomi i Kosovës po kërcënohet me falimentim. Edhe pse ekzistojnë mundësi ankimimi në Gjykatën e Apelit, e njëjta nuk e prolongon medoemos ekzekutimin e urdhrit përmbarimor”, thuhet në reagim./arbresh.info/
EKSKLUZIVE- Bllokohen llogaritë e Telekomit të Kosovës, rrezikohet me falimentim
Real Madridi jep detaje të reja nga lëndimi i Kylian Mbappes
Hoti takoi përfaqësuesit e Shoqatës së Invalidëve të Luftës ...
Serwer: Pasivizimi i adresave në Luginën e Preshevës, diskri...
Plas ‘skandali’ tek Sllovakia para ndeshjes me K...
Shpërthime në Teheran në ditën e tretë të sulmeve SHBA–Izrae...
Kurti: Nuk ka kandidat konsensual dhe as marrëveshje politik...