Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu i ka reaguar Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, duke pretenduar se janë ata që kanë shpifur se ajo është infektuar me Covid-19 dhe se përkundër kësaj po merr pjesë në seancën plenare në Kuvendin e Kosovës.
Musliu, duke u replikuar deputetëve të VV-së, tha se të thuhet se Ganimete Musliu është me Covid dhe ka shkuar në seancë, është e njëjtë sikur të thuhet se e ka marrë një automatik dhe po bredh në shesh dhe po gjuan në ajër.
“Sepse të thuhet se Ganimete Musliu është me Covid dhe ka shkuar në seancë, është e njëjtë sikur të thuhet se Ganimet Musliu e ka marrë një automatik dhe po bredh në shesh dhe po gjuan në ajër. Kjo ishte arsyeja që doja të diskutoj atë ditë, gjë që mu mohua pikërisht nga ju, jo nga ju personalisht por nga Grupi juaj Parlamentar”, tha Musliu.
Ajo, po ashtu tha se deputetët e VV-së kur është puna për tu lavdëruar për sukseset e institucioneve t drejtësisë, thonë se ato janë falë qeverisë Kurti, ndërsa kur është e kundërta, thonë se i kanë bërë ata, duke aluduar në partitë që kanë qenë në pushtet, përfshirë PDK-në.
“Kur ju konvenon, dmth meritat e IKSHPK-së dhe institucioneve shëndetësore i marrin dhe I spostojnë në qeveri. Sukseset e tyre thonë i ka bë qeveria Kurti, ndërsa eventualisht nëse ato kanë ndonjë defekt ose mangësi, këta thonë që nuk i kemi bë na, por i kanë bë ata. Kështu që jemi mësuar me këtë retorikë dhe qytetarët duhet të mësohen”, u shpreh Musliu./arbresh.info/
31-vjeçari i kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohet nga Gjerma...
Ish-ministri dhe gjashtë zyrtarët e arrestuar për korrupsion...
“Flasim me grushte”, Joshua i bën thirrje Tyson Furyt për nj...
Mbetet pa ujë një zonë në Fushë Kosovë pas shpërthimit të nj...
Amerika kryen sulme “masive” kundër ISIS-it në Siri
Presidenti Begaj: Gazetaria është profesioni më i bukur në b...