Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj në seancën e Kuvendit ka treguar për kapacitetet që aktualisht ka Shërbimi Spitalor dhe Universitarë i Kosovës, në luftën kundër Covid-19.
Ai ka thënë se aktualisht janë 212 shtretër që shfrytëzohen. Po ashtu ka treguar edhe për kapacitetet që janë mundësi zgjerimi.
“Dyshimet që janë ngritur nga familjarët janë në hetim e sipër. Për këtë po them që ta largojmë presionin nga personeli shëndetësorë. Ju njoftoj së SHSKUK menjëherë pas pranimit të vendimit të Qeverisë ka marrë masa për zbatimin e vendimeve. Kapacitetet çfarë i kemi aktualisht janë këto: Kapacitetet të Shërbimit Spitalorë janë 212 shtretër që shfrytëzohen, kapacitetet tjera që janë mundësi zgjerimi janë edhe 172 shtretër. Mundësia tjetër janë edhe spitalet rajonale që në total bëjnë 445 shtretër. Kemi biseduar edhe me komitetin për vlerësimin e situatës epidemiologjike edhe me spitalin ushtarak të FSK-së që t’i kemi në dispozicion edhe 100 shtretër”, ka thënë Zemaj.
De Zerbi favorit për ta marrë postin e trajnerit të Spurs
Osmani reagon pas dy sulmeve vdekjeprurëse në Kanada
“Plisat” mbështesin protestën e 17 shkurtit: Ata...
Tottenham shkarkon nga detyra trajnerin
Besnik Salihu dënohet me 25 vjet burgim për vrasjen në Dumni...
Kosova dhe Shqipëria synojnë partneritetin doganor, për leht...