Kjo e diel regjistroi temperatura të larta dhe sigurisht mot të mirë, çka i dha mundësi qytetarëve që në ditën e tyre të pushimit t’i drejtoheshin bregdetit.
Këtu në Gjirin e Lalëzit, edhe pse ende jemi në pandemi, situata duket tërësisht normale…numër i lartë pushuesish dhe çadrat pothuajse të gjitha të zëna.
Pjesa më e madhe e pushuesve në këtë plazh, janë kryesisht nga Tirana, por nuk mungojnë edhe nga qytete të tjera.
Ata shprehen se numri i pushuesve është i lartë në këtë plazh dhe se nuk ka ndryshim nga sezonet e tjera verore.
Por të shkuarit në plazh, sidomos gjatë fundjavave shoqërohet edhe me një fluks të shtuar të lëvizjes së automjeteve.
Këto pamje janë të fluksit të makinave, rreth 1 kilometër përpara se të kthehesh për në Gjir të Lalëzit. Ndërsa të gjithë presin që rruga të lirohet, për të shijuar fundjavën në plazh, ky shofer bën manovra të rrezikshme për t’i shpëtuar trafikut./Top-Channel
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar
Daut Haradinaj dorëzon mandatin e deputetit: Urime Ardian Gj...
Raportohet se një person është vrarë në Gjakovë