Aq sa është e mirë në luftën kundër sëmundjes, po aq është efikase edhe në preventivën e diabetit të tipit 2
Turmeriku (shafrani Indian), është erëza, e cila bëhet nga rrënja e bluar e bimës së kurkumës; është e njohur edhe si erëza efikase, e cila ka spektër të gjerë veprimi dhe ndikon mirë në preventivën e sëmundjeve.
Besohet që komponenti i tij aktiv i turmerikut ndihmon edhe në uljen e sheqerit, transmeton Telegrafi.
Në të vërtetë, hulumtimet klinike në kafshë kanë treguar rezultate të shkëlqyeshme dhe sugjerojnë që shafrani do të mund t’u ndihmojë edhe atyre të cilët jetojnë me diabetin e tipit 2 që të ulin rrezikun nga komplikimet serioze.
Rrënja e bimës Curcuma longa, me mijëra vjet është përdorur për shërimin e diabetit në mjekësinë ajuvere dhe tradicionale kineze.
– Turmeriku mund të ndikojë në mënyrë të volitshme në shumicën e aspekteve kryesore të diabetit, duke përfshirë edhe rezistencën ndaj insulinës dhe hiperglikemisë – theksohet në studimin e Bibliotekës Kombëtare Amerikane të Institutit të Shëndetësisë.
Aq më tepër, studimi ka sugjeruar që kjo erëz mund të ndihmojë që të ulet niveli i glukozës në gjak, ndërsa njëherësh ka rol të madh në preventivën e diabetit.
Turmeriku mund të shtohet edhe në ushqim dhe të gjendet pothuajse në të gjitha dyqanet. Pos që është i dobishëm, është edhe shumë i shijshëm dhe u jep shije gjellëve.
Një tjetër humbje për Iranin: Këshilltar i lartë i udhëheqës...
Izraeli dhe Hezbollahu shkëmbejnë sulme gjatë natës
Sot mbahet protesta e thirrur nga studentët e Pejës kundër s...
Putin shpall armëpushim të përkohshëm me Ukrainën për Pashkë...
Trump: Mënyra si Irani trajton Ngushticën e Hormuzit, nuk ës...
Dy komisione parlamentare mblidhen sot në Kuvendin e Kosovës