Dialogu Kosovë-Serbi është kthyer në binarë.
Kështu është shprehur Përfaqësuesi i BE-së për këtë proces, Miroslav Lajçak, pas video-konferencës së sotme ku kanë marrë pjesë Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
“Sapo konkluduam në takimin virtual me Presidentin Vuçiq dhe Kryeministri Hoti dhe jam i lumtur se pas Samitit të Parisit dhe takimit të sotëm dhe dialogu i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian për arritjen e marrëveshjes dhe normalizimit të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë, pas 20 muajsh është rikthyer në binarë”, është shprehur Lajçak.
“Si rezultat i takimit të sotëm jemi pajtuar në elementet kyçe të procesit dhe agjendës për takimin e Brukselit që mbahet të enjten. Dua të falënderoj partneret tanë për angazhimin konstruktiv të treguar sot”./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1575968315904132/
Tragjedi në Itali, orteku vret dy turistë në Bolzano
Trump: Irani nuk do që SHBA-ja ta godasë
KF Ulpiana zgjedh kryetarin e ri – Fitim Dragaqina merr drej...
Trump: Kam parandaluar nisjen e tre luftërave bërthamore
Ushqimet ultra të përpunuara janë po aq të rrezikshme sa cig...
Vlorë: Automjeti përfshihet nga flakët në zonën e Ujit të Ft...