Kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron, kanë lëshuar një komunikatë të përbashkët për media pas video-samitit të Parisit.
Në këtë komunikatë ata kanë konfirmuar se Vuçiq dhe Hoti nuk do të udhëtojnë drejt Brukselit për t’u më 12 korrik siç ishte planifikuar.
Më 12 korrik do të mbahet një video-konferencë mes palëve, derisa do të takohen në Bruksel më 16 korrik.
“Pjesëmarrësit kanë diskutuar për hapat e ardhshëm në dialogun Prishtinë-Beograd të mbështetur nga BE’ja. Negociatat mes dy palëve do të fillojnë me një video-konferencë që do të mbahet më 12 korrik dhe me takimin e parë në Bruksel më 16 korrik”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga zyra për media e kancelares Merkel.
Takimi i Brukselit do të ndërmjetësohet nga Josep Borell dhe Miroslav Lajcak.
Konfirmohet rasti i dytë i hantavirusit pas tre vdekjeve në ...
Kamberi: Raporti i Komitetit të OKB-së konfirmon shqetësime...
Trump parashikon rënie të ndjeshme të çmimeve të naftës
Hapet sot Gjykata Administrative në Prishtinë
Deçani përkujton dëshmorët dhe martirët
Moti sot i nxehtë, temperaturat arrijnë në 24°C