Autoritetet në Kazakistan kanë mohuar lajmin nga Kina se vendi është duke përjetuar një shpërthim të një “pneumonie të panjohur”, e cila potencialisht është më vdekjeprurëse se koronavirusi.
Të enjten, ambasada e Kinës në Kazakistan ka lëshuar një paralajmërim për qytetarët që jetojnë në këtë vend të Azisë Qendrore, se kjo pneumoni ka marrë jetët e më shumë se 1,700 personave.
“Departamenti i Shëndetit të Kazakistanit dhe agjencitë e tjera janë duke janë duke kryer hulumtime krahasuese dhe nuk kanë përcaktuar natyrën e virusit të pneumonisë “, thuhet në një deklaratë.
Rastet e reja të këtij virusi të paidentifikuar janë duke u rritur cdo ditë e më shumë nga mesi i muajit qershor, ka shtuar ambasada, duke thënë se po raportohen qindra raste të reja brenda një ditë.
“Në përgjigje të këtyre raportimeve, Ministria e Shëndetësisë së Republikës së Kazakistanit zyrtarisht deklaron se këto informata nuk janë aspak në korrespodencë me realitetin,” thuhet në deklaratë./arbresh.info/
VV-ja bojkoton vazhdimin e seancës për çmimin e naftës
Policia sekuestron 275 cigare elektronike, ndalohet shtetasi...
Arrestohet një person i dyshuar, iu gjetën 5 kg substancë na...
Chelsea ndëshkon Fernandezin, mesfushori përjashtohet për dy...
Tragjedi në Durrës, 17-vjeçari ndërron jetë gjatë orës së fi...
Njoftim nga KEDS për punimet në rrjet për datat 4 – 8 ...