Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi bashkë me ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla kanë vizituar sot Preshevën ku janë takuar edhe me kryetarin e kësaj komune Shqiprim Arifi.
Me anë të një postimi në facebook, Selimi ka thënë se me Arifin kanë biseduar për projekte të përbashkëta të cilat ngrisin cilësinë e jetës së qytetarëve në Luginë, shkruan arbresh.info.
Ministri i Drejtësisë gjithashtu tha se kryetarit Arifi i ka dhënë garancë personale se do ta mbështes në misionin e tij për ta kthyer Gjykatën dhe Prokurorinë në Preshevë.
Postimi i tij i plotë:
Ndjenjë shumë e veçantë të vizitoj sot Preshevën, me tërë madhështinë dhe përgjegjësinë, që bartë posti i Ministrit të Drejtësisë së Republikës së Kosovës, por edhe me tërë vogëlsinë time, si bir i këtij qyteti. Presheva është lënë anash, por nuk është harruar nga bijtë e saj dhe të gjithë ata që e kanë në zemër, siç e kam dhe unë. Me kryetarin dhe mikun tim Shqiprim Arifin, biseduam për projekte të përbashkëta që ngrisin cilësinë e jetës së qytetarëve në Luginë. Kryetarit Arifi i dhash garancën time personale, që do ta mbështes në misionin e tij për ta kthyer Gjykatën dhe Prokurorinë në Preshevë. Gjithmonë krah i fortë i Komunës së Preshevës dhe Luginës në tërësi. Poashtu, sot në nderim të sakrificës sublime për të drejtën tonë, kemi bërë homazhe pranë vendit ku ishte i vendosur lapidari kushtuar luftëtarëve të rënë të Luginës.
Tërmet në Kosovë
Emery fokusohet te e tashmja, flet edhe për të ardhmen e San...
NATO kërkon përgjegjësi nga Serbia për sulmet ndaj KFOR-it d...
Proda: Policët u përballën me barbari ekstreme, 13 persona t...
“UÇK na bashkon”, Çitaku falënderon partitë poli...
Ministri i jashtëm sllovak: Mbështesim integrimin e Ballkani...