5 raste te reja me Covid-19 në Elbasan, mes tyre edhe një fëmijë

23:54 | 8 Korrik 2020
Arditë Shkodra

Pesë raste të reja më Covid-19 janë regjistruar së fundmi në Elbasan.

Mësohet se në mesin e të infektuarve ndodhet edhe një fëmijë i moshës 4-vjeçare. I prekur është një mjek në repartin e neonateve. Po kështu edhe tre familjarë të një mjeku nga Elbasani, i cili e ushtron detyrën në Sarandë. Një prej familjarëve është pikërisht fëmija 4 vjeç.

Numri total i personelit shëndetësor të prekur nga Covid-19 në spitalin e Elbasanit shkon në gjashtë.

Përsa i përket të infektuarit të pestë, ende nuk dihen të dhëna.