Në gjysmën e parë të vitit 2020, është bërë kthim i TVSH-së prej 12.7 miliardë denarë ose 206.5 milion euro, që është 6 përqind më shumë se vitin e kaluar ose për 660 milion denarë më shumë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Kjo është kthimi më i lartë i TVSH-së për këtë periudhë në vitet e fundit, me çka është e rëndësishme veçanërisht duke marrë parasysh krizën me COVID-19”, thonë nga Ministria e Financave.
Nga atje thonë se krahasuar me dy vitet e kaluara, kthimi është dukshëm më i lartë. Kështu, nëse krahasojmë gjysmën e parë të vitit 2020 me të njëjtën periudhë të vitit 2018, kthimi është më i lartë për 26 përqind, ndërsa në krahasim me 2017 kthimi është më i lartë për 44 përqind.
Sipas Ministrisë së Financave, kthimi i TVSH-së për kompanitë në kushtet e krizës me COVID-19 është me rëndësi të madhe, me qëllim të ruajtjes së likuiditetit të ekonomisë, dhe kështu të inkurajojë dhe mbështesë aktivitetet ekonomike./Telegrafi/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...