Presidenti brazilian Jair Bolsonaro ka rezultuar pozitiv në testin e coronavirusit. Ai më parë vazhdimisht kishte kritikuar zyrtarët shëndetësorë që bënin apel për kujdes, madje e cilësonte COVID-19 si një grip të lehtë, shkruan Guardian.
Gjatë një konference për media, nuk ka hezituar ta heq maskën mbrojtëse nga fytyra edhe pse ka rezultuar pozitiv me COVID-19.
Ai pranoi se i është nënshtruar testit – të katërtit me radhë, pasi kishte pasur simptoma të coronavirusit përfshirë temperaturë të lartë.
Pasi pranoi se ka rezultuar pozitiv, iu drejtua media duke u larguar disa hapa mbrapa për ta hequr maskën për t’iu treguar se kinse “nuk ka asgjë”.
“Shikoni fytyrën time”, tha Bolsonaro kur hoqi maskën para gazetarëve. Ai më pas e vendosi sërish dhe vazhdoi duke thënë se po ndihet mirë.
“Falënderoj të gjithë që luten për mua, që më përkrahin. Falë Zotit, ndihem mirë”, shtoi ai.
Skandal në Itali: Dyshohet për rrjet prostitucioni – përmend...
Pezullohet fluturimi Prishtinë – Jeddah
Rama publikon pamjet: Lirohet një tjetër hapësirë pranë lumi...
Fernandez përballet me tifozët e zemëruar të Chelseat pas hu...
Ulutash: Veriu mbetet i qetë, por ende i ndjeshëm – nevojite...
Përkujtohet 145-vjetori i rënies së heroit Mic Sokoli në Sli...