Komisioni për Buxhet dhe Transfere është mbledhur sot për të shqyrtuar në parim Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020.
Në komision ka folur Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, e cila ka deklaruar se qytetarët dhe bizneset janë ndikuar nga pandemia, e një gjë e tillë ka prekur edhe financat publike.
“Ne kemi fillu procesin e rishikimit në ditën e parë të punës së kësaj qeverie, edhe pse kemi pas kohë të kufizuar besoj që kemi bërë më të mirë për të hartuar një draft që është gjithëpërfshirës. Jemi duke u përballur me një sfidë të pazakontë që na ka imponuar që të marrin vendime agresive. Pandemia edhe në Kosovë ka bërë që bizneset e qytetarët kanë bërë që të ndikohen. Shumica e bizneseve kanë qenë të mbyllura, disa punëtorë s’kanë marrë fare paga. Në vitin 2020 presim një rënie ekonomike prej – 3 %. Megjithatë presim që rritjatë ndodhë në vitet tjera. Për sa i përket çmimeve, pritet një stabilitet i theksuar. Po jetojmë në një kohë shumë sfiduese që krijon pa siguri të theksuar veçanërisht kur jemi te projeksionet e tilla ekonomike”, ka thënë ajo./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/571396887072009/
“Torcida” ia “nxjerrë të palarat” kr...
Spektakël mes Parisit e Bayernit pas pjesës së parë, pesë go...
PSG merr epërsinë ndaj Bayernit
Begaj në Kroaci: Ballkani Perëndimor nuk është më periferi, ...
Magyar fton Zelenskyy për takim për marrëdhëniet Hungari–Ukr...
PSG barazon shpejtë, realizon Khvicha Kvarastkhelia