Midis Floridës, Porto Rikos dhe Bermudës ndodhet një copë deti që i ka shqetësuar shkencëtarët për shekuj. Duke përfshirë afërsisht 710,000 kilometra det, kjo pjesë e madhe e oqeanit, e njohur si Trekëndëshi i Bermudës, është famëkeqe për zhdukjet që kanë ndodhur.
Mesatarisht, katër aeroplanë dhe 20 anije humbasin në zonë çdo vit, por mbetjet nuk gjenden kurrë. Raporti i parë i ndodhive të çuditshme në Trekëndëshin e Bermudës vjen nga Kristofor Kolombi, i cili, më 8 tetor 1492, shkroi në ditarë se busullat e tij ndaluan së punuari kur ndodhej në zonë.
Ai gjithashtu shkroi se kishte parë një zjarr të madh në qiell. Zhdukja më e famshme në Trekëndëshin e Bermudës ndodhi në vitin 1945. Pesë aeroplanë të njohur si ‘Fluturimi 19’ u humbën në këtë zonë, ashtu si dhe avioni i kërkimit i dërguar për të shpëtuar ekuipazhin e avionëve të parë. Në total, gjashtë aeroplanë dhe 27 burra humbën.
Vetëm tani enigma e Trekëndëshit të Bermudës duket se po shuhet. Shumë prej sqarimeve kanë pretenduar përfshirjen e alienëve dhe të UFO-ve, megjithëse hidratet e metanit aktualisht janë shpjegimi më i mundshëm. Gabimi njerëzor është një tjetër shkak i mundshëm, pasi Trekëndëshi i Bermudës është një nga vetëm dy vendet në botë, ku busullat tregojnë më shumë veriun e vërtetë se sa veriun magnetik./gazetatelegraf/
Falja e Namazit të Kurban Bajramit në Bulevardin “Dëshmorët ...
Presidenti Begaj uron Bajramin: Më shumë mirësi dhe gëzime n...
Bildt: Asnjë lider europian nuk ka guxuar t’ia paraqesë në m...
“Rroga po ju ec”, momenti kur Tërnava ngacmon Kurtin për ngë...
Tentim vrasje në Skenderaj, theret me thikë një person
Abdixhiku: Kurban Bajrami, festë e sakrificës dhe devotshmër...