Guvernatori i Xhorxhisë, Brian Kemp ka shpallur gjendje emergjente në vend pas protestave të dhunshme ku mbetën të vrarë 5 persona së bashku me një tetë vjeçare dhe 30 të tjerë të lënduar.
“Protestat paqësore u kthyen në të dhunshme nga kriminelë,” tha guvernatori Kemp në një deklaratë. “Tani xhorxhian të pafajshëm janë duke u targetuar, duke u qëlluar për vdekje.”
Të dielën, kryetarja e Bashkisë, Keisha Lance Bottoms i’u lut banorëve që të ndalojnë gjuajtjet, që quan në vdekjen e një 8 vjeçare, Secoriea Turner.
“Ju keni qëlluar dhe keni vrarë një fëmijë dhe nuk ishte vetëm një gjuajtës. Aty ishin dy gjuajtës me armë dhe një 8 vjeçare. Dhe nga ana tjetër dëshironi që njerëzit të na marrin më seriozisht. Në të gjithë vendin ka protestues paqësor dhe unë i falënderoj të gjithë ata që në atë mënyrë protestojnë për mijëra njerëz që janë vrarë nga padrejtësia në Amerikë,” tha ajo gjatë një konference për media.
Guvernatori Kemp ka kërkuar përforcime për të siguruar pronat shtetërore dhe shtimin e patrullave në rrugët e qytetit./arbresh.info/
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar