Nga sonte, me vendimin e Qeverisë së Kosovës janë ashpërsuar masat në luftën kundër koronavirusit.
Sapo nisi ora 21:00, Policia e Kosovës dhe Inspeksioni i komunës së Prishtinës nisën aksionin për largimin e qytetarëve nga kafiteritë dhe mbylljen e tyre.
Kjo ka bërë që të gjitha rrugët në kryeqytet të zbrazen menjëherë, raporton arbresh.info.


Më poshtë keni foto nga Prishtina e zbrazët pas orës 21:00.

Ndryshe, nga sot hyn në fuqi masat e reja kundër Covid-19.
Kryeministri Avdullah Hoti ka bërë të ditur se masat e reja ndaj përhapjes së pandemisë koronavirus do të hyjnë në fuqi prej datës 6 korrik, ditë e hënë.
Gjatë ditës së djeshme, kryeministri Hoti ka bërë të ditur se do të ketë kufizime të lëvizjes në qytetet me numrin më të madh të të prekurve, duke filluar nga ora 21:00 deri në 05.00 të mëngjesit, në Prishtinë, Prizren, Ferizaj, Vushtrri.
Masat e reja përfshijnë edhe mbylljen e gastronomisë pas orës 21.00./arbresh.info
140 kg eksplozivë të gjetur në veri, Baliqi: Janë prodhuar n...
IA zbulon gjatë gjumit rrezikun për 130 sëmundje
Barcelona bën detyrën ndaj Oviedos, rikthehet si lidere e La...
Aksident i rëndë në Fier, vdes 35-vjeçari
Shpërthejnë protesta kundër ICE në SHBA: Nuk do të durojmë
Mes tensioneve të shumta, Trepça shkon me epërsi pas pjesës ...