Republika e Kosovës ka popullsi të re, mosha mesatare është 30.2 vjet.
Kështu bëhet e ditur në Vjetarin Statistikor të Republikës së Kosovës për vitin 2020 të publikuar nga Agjencia e Statistikës së Kosovës (ASK), shkruan arbresh.info.
Aty bëhet e ditur gjithashtu se jetëgjatësia mesatare është 76.7 vite.
Femrat jetojnë më gjatë se meshkujt për rreth 5 vite.
“Sipas përllogaritjeve të bëra nga Agjencia e Statistikës së Kosovës, jetëgjatësia mesatare për vitin 2011 në Kosovë për dy gjinitë ishte 76.7 vite. Femrat kishin një jetëgjatësi mesatare prej 79.4 vite derisa, meshkujt 74.1 vite”, thuhet në raport.

Gjithashtu në të njëjtin raport thuhet se sipas regjistrimit të popullsisë të realizuar në vitin 200, 61% e popullsisë jeton në zonat rurale.
“Pas vitit 1990 popullsia e Kosovës u përball me dukurinë e migracionit, i cili ndikoi si në strukturë ashtu edhe në ritmet e rritjes së saj. Lëvizja e lirë dhe e pakontrolluar e popullsisë ka ndikuar në ndryshimin e raportit të popullsisë urbane me atë rurale. Sipas regjistrimit të popullsisë të realizuar në prill të vitit 2011, 61% e popullsisë jeton në zonat rurale”, thuhet më tej në raport.
Ndryshe Vjetari Statistikor i Republikës së Kosovës është botuar, për herë të parë, në vitin 2014 si një nga botimet më të veçanta më të rëndësishme dhe më gjithëpërfshirëse të Agjencisë së Statistikave të Kosovës.
Qëllimi kryesor i Vjetarit Statistikor është të sigurojë në një botim të vetëm një përmbledhje të plotë të statistikave sociale ekonomike dhe bujqësore për një periudhë të caktuar. /arbresh.info/
Tribunal Special për t’i gjykuar liderët rusë për krimet në ...
Macja juaj bën këto gjëra çdo ditë? Ja pse nuk janë aspak të...
Momente tensioni mes Emery dhe Tielemans – trajneri e ...
Aksident tragjik në Itali, humb jetën 20-vjeçari shqiptar
Serwer dyshues i madh për Bordin e Paqes: E kuptoj dëshirën ...
Dinamo Zagreb shënon fitore bindëse ndaj FSCB, protagonist e...