Xhiroja e 34 në La Liga e gjen Barcelonën në udhëtimin e vështirë te Villarreali, ndërkohë që katalunasve u nevojiten pikë të plota.
Blaugranët kanë mbetur shtatë pikë prapa Real Madridit në garën për titullin e Spanjës, prandaj duhet të fitojnë për ta ngushtuar diferencën dhe për të shpresuar në gabimin e liderit.
Nga ana tjetër, edhe Villarreali është duke bërë përpjekje që ta sigurojë një vend në Ligën e Kampionëve, pasi ndodhet vetëm tri pikë prapa Sevillas që mban vendin e katërt.
Do të shohim edhe një përballje taktikash ndërmjet trajnerëve Javi Calleja dhe Quique Setien, të cilët i kanë gati formacionet e tyre.
Formacioni startues i Villarrealit: Asenjo; Gaspar, Albiol, Torres, Alberto Moreno; Chukwueze, Anguissa, Iborra, Cazorla; Alcacer, Gerard Moreno.
Formacioni startues i Barcelonës: Ter Stegen, Semedo, Pique, Lenglet, Alba; Roberto, Busquets, Vidal; Messi, Suarez, Griezmann.
Vritet komandanti i Hamasit, në sulmin ajror izraelit në Gaz...
Shqipëria sonte në finalen e Eurovisionit, Alis ngjitet i pe...
Kurti me video nga vetura thirrje mërgatës: Regjistrohuni pë...
Moti i keq përfshin Shqipërinë
Në përvjetorin e zhdukjes së profesorit Ukshin Hoti, Kurti v...
Zgjedhjet e 7 qershorit, afro 100 mijë aplikime për votim ng...