Ka shkuar në 18 numri i persona që kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve që kanë përfshirë pjesën jug-perëndimore të Japonisë për shkak të motit të keq.
16 prej tyre janë ende të paidentifikuar dhe dhjetëra të tjerë janë shpallur të humbur.
Kryeministri Shinzo Abe ka urdhëruar dërgimin e 10.000 trupave në rajon pasi shërbimet e emergjencës atje nuk po i bëjnë dot ballë vetë situatës. Autoritetet kanë evakuuar 20 mijë persona dhë bëjnë me dije se 2 lumenj kanë dalë nga shtrati duke përmbytur 11 provinca.
Situata vijon të jetë e rëndë pasi reshje të dendura parashikohen dhe për orët në vijim, gjë që mund të çojë në përkeqësim./standard/
Policia e Shtetit sekuestron qindra fishekzjarrë në Tiranë
E trishtë: 2-vjeçari shqiptar në Greqi humb jetën pasi u sul...
Rama: Vijojmë punën për të liruar hapësirat publike të zaptu...
AAK ngre alarm për probleme teknike në regjistrimin e votues...
Malisheva vazhdon fitoret, mposht edhe Drenicën
Zjarre të forta në Australi, deri në 16 shtëpi të shkatërrua...