Babai i Flamur Fazliu nga Mitrovica është njëri ndër viktimat e koronavirusit në klinikën Infektivë në QKUK.
E Fazilu për arbresh.info ka rrëfyer se si kishte qenë pranë tij deri në momentin e fundit, ani pse përveç doktorëve nuk preferohet të hyjë askush në dhomën e të infektuarit.
Ai po ashtu ka treguar se si është kujdesur vetëm për atë, pa ndihmën e mjekëve.
“As mjekët nuk kanë kqyr, vet ja kam ba babës oksigjenin gati, vet krejtat. Prej ditës parë që është shtri në Infektivë”, ka thënë Fazliu për arbresh.info
Fazliu po ashtu ka thënë se nuk janë kontaktuar as për obduksionin e babait të tij e as se a duhet ata të u nënshtrohen testeve.
“Nuk na kanë kontaktu ende asgjë. Edhe atij I bëhet obduksioni mirëpo ende nuk e di kur na e japin lajmin. Ne familjaret ende nuk jemi testu dhe as nuk na kanë thanë asgjë”, ka rrëfyer ai./arbresh.info/
“Dy minatorë nuk janë mirë me shëndet”, Dobra jep detaje për...
Aksident trafiku në Pejë, një i lënduar
Haradinaj: Masakrat janë dëshmi e rrugës së rëndë që kaluam ...
Haxhiu takon të moshuarën që i tha Kurtit “Mos lësho pe”, i ...
“Kosova aleati më besnik i Amerikës” – kongresisti amerikan ...
Dortmundi përshpejton negociatat për transferimin e yllit të...