Një person në rrethin Ağlı të provincës Kastamonu në Turqi gjeti një kërpudhë me peshë 5 kilogramë në natyrë.
Muharrem Köse nga fshati Yeşilpınar në këtë rreth, pa një objekt që ngjante me një top futbolli ndërsa po mblidhte kërpudha në natyrë.
Kur Köse e pa nga afër, kuptoi se objekti që e kishte pandehur për top futbolli ishte kërpudhë.
Köse, i cili mori kërpudhën në shtëpi, mati peshën e tij dhe rrezen prej 50 centimetrash.

Në një deklaratë për Anadolu Agency (AA), Köse tha se kishte parë një bardhësi të madhe në kullotën ku kishte shkuar për të mbledhur kërpudha.
Ai tha se në fillim e kishte menduar se bëhet fajlë për top futbolli.
“Më pas e shikova dhe ishte kërpudhë. Nuk e kuptoja se çfarë kërpudhe ishte. Pas hulumtimeve, mësova se bëhej fjalë për kërpudhë sferike”, tha Köse.
Ai theksoi se më parë nuk kishte parë një kërpudhë të tillë.
“Ne nuk kemi ngrënë më parë kërpudhë të tillë, por kam dëgjuar se hahet në disa rajone. Ka kërpudha nga një kilogram, por nuk kisha parë kaq të madhe. Ishte edhe më e madhe kur e gjeta për herë të parë. U zvogëlua pakëz kur e shkëputa nga mjedisi i saj natyror. Të gjithë në fshat që kanë dëgjuar janë kureshtarë”, tha Köse.
Mehmet Ulu, banor tjetër i fshatit, tha se ka ngelur i habitur kur e ka parë kërpudhën kaq të madhe, duke shtuar se vëmndjen i ka tërhequr edhe struktura e jashtme e kërpudhës.
Aksident në Suharekë, lëndohet rëndë 9 vjeçari – QKUK jep de...
Policia shqipton mbi 2 mijë e 800 gjoba brenda 24 orëve të f...
Kurti priti në darkë pune Sorensenin, u diskutua për procesi...
Dy të arrestuar në Lipjan për përfshirje në vrasje të rëndë
BQK dhe Banka e Francës avancojnë bashkëpunimin
Bie çmimi i derivateve të naftës, MINT publikon tarifat e re...