Ish-ministri i jashtëm, Enver Hoxhaj ka uruar Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke thënë se kosovarët e patën shpresë e simbol të lirisë flamurin amerikan gjatë okupimit serb.
Deputeti i PDK-së Enver Hoxhaj, përmes një shkrimi në Facebook, ka uruar Ditën e Pavarësisë së SHBA-së, duke shpërndarë një fotografi të vitit 1996 kur është hapur zyra e parë e SHBA-së në Kosovë.
Hoxhaj, ka thënë se flamuri amerikan ishte flamur i shpresës për të gjithë kosovarët që përjetuan okupimin serb, ishte simbol i lirisë, demokracisë dhe paqes që e priste të ndërtonte Kosova pas një lufte që shkaktoi shumë humbje e dhimbje.
Poastimi i plotë i Enver Hoxhajt në Facebook:
Është ky flamuri i shpresës për të gjithë kosovarët që përjetuan okupimin serb! Ishte ky flamur, simbol i lirisë, demokracisë dhe paqes që priste të ndërtonte Kosova pas një lufte që shkaktoi shumë humbje e dhimbje.
Prandaj Kosova nuk harron dhe kujton miqtë e mëdhenj edhe në kohë paqe.
Është ky viti i 244-të i Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, këtij djepi të demokracisë dhe garantuesit të vlerave demokratike edhe sot në botë! Ky komb i madh ka dhënë dhe po vazhdon të japë shumë, për paqen globale.
Kjo ditë e madhe për kombin amerikan është edhe sot datë e shënuar për kosovarët. Kosova nuk do të harrojë dorën e madhe të ndihmës të këtij vendi e kombi, që beson dhe angazhohet për të drejtat e njeriut dhe liritë njerëzore!
Falenderues përgjithmonë!
Urime 4 Korriku!
“Sytë tanë janë te ju”, Kurti mesazh komisionerëve dhe vëzhg...
LDK merr mbi 17% për qind
Baton Haxhiu publikon Exit Poll-in: Vetëvendosje e para me 4...
Bleron Baraliu prezanton projeksionin e zgjedhjeve të 7 qers...
Exit Poll-i i Albanian Post: 43% VV, 22% PDK, 18% LDK, 7% Al...
DnV: Dalja deri në 17:00 rreth 29%, nga dy zgjedhjet e kalua...