Transporti urban në kryeqytet pritet që të rikthehet të hënën.
Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj u kërkoi operatorëve që të fillojnë shërbimin ndaj qytetarëve, dhe në rast të kundërt, do të humbasin licencat.
“Besoj që shumica e linjave do të dalin të hënën. Ato që nuk do të dalin dhe do guxojnë të vënë në dyshim këtë që jam duke thënë, do ta kenë ditën e fundit që punojnë në Bashkinë e Tiranës si Operator i Transportit Publik”, deklaro Erion Veliaj.
Kryebashkiaku Veliaj thotë se Bashkia ka qenë gjithmonë një dëgjuese e vëmendshme e kërkesave të tyre dhe ka lëshuar ndaj kërkesave të operatorëve sa herë që ata kanë pasur të drejtë.
Për kryebashkiakun zgjidhja është e thjeshtë. Të gjithë ata operatorë që nuk përballojnë dot shërbimin të dorëzojnë licencat.
“Do të habitesha nëse do të kishte nga ata që e vënë në dyshim fjalën time. Megjithëatë disa operatorëve u kam thënë, që nëse nuk ju del. Pra nëse, fjala vjen ju nuk ju del rroga si gazetare, atëherë ti nuk del më nesër me mikrofon, sepse thua: “Unë me këtë punë nuk realizoj dot të ardhur apo stilin e jetës që kam.” Kështu që për ata që sinqerisht mund të kenë borxhe, overdrafte, mjafton ta lënë licencën, ne hapim garë dhe e merr dikush tjetër” u shpreh Veliaj për Top Channel.
Begaj në Kuvendin e Kosovës përmend ish-krerët e UÇK-së në H...
Ekranet gjigante në Times Square të Nju Jorkut shfaqin flamu...
Meta uron nga qelia Pavarësinë e Kosovës: Qëndron krenare si...
Osmani: Pavarësia e Kosovës u fitua me mund, gjak, sakrificë...
“E dashur Kosovë, urime Dita e Pavarësisë” – Ministria e Jas...
Policia e Shtetit uron Policinë e Kosovës, me rastin e 18-vj...