Një grup i madh i emigrantëve është vërejtur në qytetin grek Polikastro në afërsi të kufirit me Maqedoninë e Veriut, shkruan portali informativ i Selanikut “Voria”, dhe publikoi video të grupit se si lëviz paralelisht me hekurudhën.
Portali shtoi se ekzistojnë raste edhe kur emigrantët vendosin tenda në afërsi të kufirit, duke pritur mundësi ilegalisht të dalin nga Greqia.
Prefekti i komunës Peania Kostas Sionidis për “Voria” konfirmon se ekziston lëvizshmëri dhe thotë se situata përkujton në atë të vitit 2015.
“Ekziston valë e rritur e vazhdueshme e njerëzve drejt Idomenit. Frikohemi se rrethanat aktuale mund të sjellin në situatë të ngjashme me atë të vitit 2015”, thotë prefekti i Peonia, Kostas Sionidis.
Sipas informatave të korrespondentes së AIM nga Athina, nuk bëhet fjalë për dukuri të re, por në mënyrë periodike në afërsi të kufirit tonë, vërehen grupe më të vogla të emigrantëve ose individë, në përpjekje për të gjetur mënyrë ilegale të dalin nga Greqia.
Bedri Hamza: PDK garon me numrin 125, për seriozitet, punë d...
Këta janë numrat e subjekteve politike për zgjedhjet e 7 qer...
Hamza takon kandidatët për deputetë: Kosova ka nevojë për st...
Trump: Udhëheqësi i lartë i ISIS-it u vra nga forcat amerika...
Rama ndan momente nga vizita në Estoni
Rriten çmimet e derivateve në Kosovë, nafta 1.61 euro për li...