
FILE PHOTO: European Union flags fly outside the European Commission headquarters in Brussels, Belgium, February 19, 2020. REUTERS/Yves Herman/File Photo
Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Peter Stano deklaroi se Turqia zhvillon bisedime për anëtarësim në BE, është aleate e NATO-s dhe se marrëdhëniet duhet të reflektojnë këto elemente, transmeton Anadolu Agency (AA).
Stano iu përgjigj një pytjeje lidhur me vizitën që do të zhvillojë më 6-7 korrik në Turqi, përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Marrëdhënie me Jashtë dhe Politika të Sigurisë, Josep Borrell.
Zëdhënësi Stano tha se Borrell do të takohet të hënën me ministrin e Jashtëm të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu dhe se detajet shtesë lidhur me vizitën do të bëhen të ditur kur të qartësohen.
Në bisedime do të diskutohen marrëdhëniet Turqi-BE dhe disa probleme që janë shfaqur me vendet anëtare, tha Stano duke shtuar se problemet do të zgjidhen më lehtë përmes dialogut.
Ai tha se vizita e Borrellit vërteton rëndësinë që BE-ja u kushton marrëdhënieve me Turqinë. “Turqia është vend kandidat dhe aleate e NATO-s. Marrëdhëniet tona duhet të reflektojnë të gjitha këto elemente”, tha zëdhënësi i KE-së.
Stano më tej nënvizoi se të gjitha dimensionet e marrëdhënieve Turqi-BE do të diskutohen në Këshillin e marrëdhënieve me jashtë më 13 korrik.
Zbulohet e vërteta e mungesës së Fabian Ruiz, nuk lidhet me ...
Prishtinës i largohet lojtari kryesor në prag të play-offit,...
Arrestohet një person në Prizren i dyshuar për disa raste të...
Arrestohen dy të rinj në Vlorë, u kapën me kokainë
Haradinaj: Kushtetuta, gardiane e shtetit
Abdixhiku: Kushtetuta, themel i shtetësisë për të ardhmen e ...