Ish-kapiteni i Interit, Mauro Icardi, ka zbuluar se ai kishte dëshiruar të qëndronte në Paris Saint-Germain që nga dita e parë e huazimit të tij, përkundër spekulimeve të vazhdueshme që i lidhnin atë me një transferim në Juventus dhe Napoli.
Sulmuesi argjentinas i shënoi 20 gola në 31 ndeshjet e zhvilluara gjatë sezonit të tij të parë në Paris Saint-Germain, si i huazuar. Këtë verë ai nënshkroi marrëveshje për t’u transferuar në mënyrë permanente, duke u larguar nga Serie A pas shtatë vjetëve, transmeton Gazeta Express.
“Sapo arrita nga Italia në Paris, vendimi im ishte përfundimtar. Opsioni për të më blerë mund të aktivizohej vetëm këtë sezon, por për mua, gjithçka kishte qenë e vendosur që nga sezoni i kaluar”, ka thënë Icardi.
“Kur ky opsioni u bë mundësi reale, atëherë ne e diskutuam këtë me trajnerët dhe me drejtorin sportiv, Leonardin”.
“Ne e vlerësuam vendimin edhe me familjen time dhe të gjithë së bashku vendosëm të qëndrojmë. Leonardo më vonë e konfirmoi se e kemi shfrytëzuar këtë opsion. Ishte e lehtë të arrijmë marrëveshje”.
Spekulimet për një transferim potencial të tij në Napoli ose në Juventus ishin shfaqur në mediume italiane, mirëpo argjentinasi mohoi të ketë qenë i interesuar në këto opsione.
“Jo, jo. Unë ndihem mirë në Paris. Unë u ktheva në Itali gjatë pushimeve dhe kalova kohë atje me familjen time”, shtoi Icardi.
“Italia është afër, as një orë larg me aeroplan. Tani, familja ime është ambientuar plotësisht në Paris”.
Dy persona dënohen me burg, pas shantazhit ndaj Heung-min So...
Rrëfehet ambasadori Christopher Hill: Pse vendosa të dëshmoj...
Dolce rikthehet në “Big Brother VIP Kosova” pas 10 ditësh në...
Man United me fitore të jashtëzakonshme ndaj Wolvesit
Trafiku Urban kompenson ditët e humbura të grevës
BE-ja gjobiti platformën X me 120 milionë euro, reagon Trump...