Kryeministri teknik, Oliver Spasovski deklaroi sot se Qeveria nuk do të diskutojë për mbylljen e kufirit verior që ndërlidhen me shtetin e Kosovës dhe të Serbisë.
Spasovski tha se vendimi i fundit i Qeverisë është që t’i mbajë të hapura kufijtë, pa kushtëzime për hyrje dhe dalje dhe se ky vendim mbetet në fuqi.
Ai gjithashtu tha se nuk do të ketë vendim politik për mbylljen e kufijve.
“Kjo nuk është çështje politike. Për këtë Qeveria nuk mund të sjell vendim politik. Duam të sjellim vendime që i sollëm deri tash, bazuar në vlerësime shkencore, në vlerësime të epidemiologëve. Nëse ata vlerësojnë se duhet të ketë ndonjë masë të veçantë, atëherë do të diskutojmë në Qeveri”, tha mes tjerash Spasovski./Telegrafi/
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell
5,000 fluturime të anuluara, ndërprerja më e madhe globale e...
Mbi 1.000 objektiva iraniane të goditura në 24 orët e para t...
Liverpooli i vihet pas Konrad Laimer
Trump, popullit iranian: Shfrytëzojeni këtë mundësi dhe rime...
Mbretëria e Bashkuar i lejon SHBA-së t’i shfrytëzojë bazat e...