Një person është lënduar me thikë nga një person teksa po tentonte ta ndalonte të mos i vidhte atletet e banorëve të një objekti.
Policia e Kosovës ka njoftuar se rasti ka ndodhur në rrugën Muharrem Fejza në Prishtinë, shkruan arbresh.info.
Gjithashtu aty thuhet se i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Rr. Muharrem Fejza , Prishtinë 01.07.2020-20:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në një hyrje të një objekti është hasur duke i vjedhur atletet e banoreve. Në tentim për ta ndaluar të dyshuarin viktima mashkull kosovar është lënduar nga një mjet i mprehte-thikë. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./arbresh.info/
Milot Avdyli gjen golin e radhës me fanellën e Celjes
Aksident në Tiranë, vdes një 42-vjeçar
Klubi i MLS tërhiqet nga gara për Robert Lewandowskin
Osmani në TED: Kosova, nga dhimbja në histori lirie dhe demo...
FFK reagon ndaj deklaratave të fundit për kurdisje nga disa ...
Chelsea siguron finalen e FA Cup, aty e pret Manchester City