Të paktën 350 elefantë kanë ngordhur brenda 3 muajve në veri të shtetit të Afrikës jugore, Bostvanë, për shkak të një sëmundjeje “misterioze”, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmeve në mediat vendase, që nga muaji prill në Deltën Okavango kanë ngordhur të paktën 350 elefantë nga një sëmundje ende të papërcaktuar.
Qeveria ka filluar punimet për hulumtimin e ngordhjes së elefantëve, por se ka ndodhur vonesë në testimet për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19).
Zyrtari i Gjuetisë-Jetës së Egër në kryeqytetin Gaborone, Dikamatso Ntshebe, më parë kishte njoftuar se tek elefantët nuk kanë gjetur ndonjë shenjë dhe se nuk ka lidhje me gjueti të jashtëligjshme.
Në vendin me popullsi më të madhe të elefantëve, ndodhen rreth 130.000 elefantë.
Për shkak të epidemisë antraks vitin e kaluar në Botsvanë kishin ngordhur mbi 100 elefantë.
El Shaarawy njofton largimin nga Roma
Izraeli pretendon eliminimin e liderit të Hamasit
Detaje nga tragjedia në Maldive, pesë italianë humbin jetën ...
Policia arreston dy persona për posedim të narkotikëve
Vizita në Kosovë, Kos: Ky vit mund të jetë moment i mundësiv...
Rama i del në mbrojtje Lushtakut: Sot, Skenderaj u shfrytëzu...