Partia Socialdemokrate ka reaguar pas emërimit të më shumë se 45 zëvendësministrave në qeverinë Hoti.
Përmes një komunikate PSD ka kërkuar nga qeveria që të ndalë abuzimet me emërimin e zëvendësministrave.
“Qeveria Hoti duhet ta ndalojë sa më parë abuzimin me emërimet në postet publike politike. Nuk ka asnjë kuptim dhe asnjë dobi ky numër aq i madh i zëvendësministrave i cili në kohën që po flasim ka kaluar numrin 45. Postet publike kurrë nuk duhet të shërbejnë për rehatimin e anëtarëve të partisë. Këto detyra e poste duhet të jenë në shërbim të një plani qeveritar urgjent për të përballur situatën pandemike e ekonomike e cila është rënduar dukshëm”, thuhet në reagim
Sipas PSD’së qeveria Hoti po vazhdon me planet e rehatimit të njerëzve nëpër pozita.
“Kjo qeveri, siç po e shohim, nuk ka asnjë plan të tillë dhe në mungesë të tij po vazhdon planet partiake të rehatimit të njerëzve. Një numër kaq i madh i zëvendësministrave në fakt tregon për mungesë të ideve e politikave. Por kjo logjikë është e zhdrejtë, numri i njerëzve të emëruar asnjëherë nuk është garanci për qeverisje më të mirë, më të drejtë e më cilësore”, thuhet tutje në reagimin e PSD’së./arbresh.info/
Mot me shi gjatë së shtunës, temperaturat deri në 21°C
SPAK godet grupin kriminal për trafik heroine në Shqipëri d...
Sot Renee feston ditëlindjen, ky është urimi emocionues i ma...
Grupi i parë i haxhilerëve nga Kosova arrin në Arabinë Saudi...
ShBA-ja thotë se Izraeli e Libani janë pajtuar për ta zgjatu...
Trajneri i West Ham: `VAR po krijon shumë dyshime në Premier...