Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë në Shqipëri Besa Shahini, në një konferencë për shtyp ka dhënë detaje rreth mbylljes së vitit shkollor 2019-2020, të cilin e ka quajtur “më të vështirin për shumë dekada”, transmeton arbresh.info.
Në fokus të konferencës dhe bisedës me gazetarët kanë qenë politikat e ndërmarra dhe ato që MASR do të ndjekë për të tejkaluar vështirësitë e krijuara nga tërmeti dhe pandemia.
Duke folur për hapat e ndërmarra deri tani, ministrja Shahini ka nënvizuar se deri në fund të 2020-ës janë planifikuar të rindërtohen/konstruktohen 58 shkolla të dëmtuara nga tërmeti. Sipas Shahinit ka vijuar zgjerimi i pakos mbështetëse për “librat falas” me klasat gjashtë dhe shtatë, si dhe nxënësit që kanë rrezikshmëri të lartë të braktisjes deri në shkollë të mesme.
Ndërkohë, zhvillimi i mëtejshëm i kanalit mësimdhënës “RTSH Shkolla” dhe “Blended Learning” (mësim i kombinuar), e deri tek edukimi feminist me qëllim fuqizimin e të rinjve kundër dhunës dhe abuzimit kanë qenë në fokusin e bisedës me gazetarët./arbresh.info/

Sami Lushtaku arrin në stacionin policor në Skenderaj
“Dhuɳa është dënuar nga secili prej nesh, por edhe provokime...
Gucati nga Skënderaj: Nëse Lushtaku merret me dhunë, do të p...
Izraeli dhe Libani vazhdojnë bisedimet për armëpushim dhe pa...
Certifikohen 12 zyrtarë policorë për operim me dronë, polici...
Flet Mërgim Lushtaku për media: Sami Lushtaku ende nuk është...