Kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka thënë se 2 Korriku 1990, është provë e gjallë dhe e vlefshme se populli shqiptar i ka ndjekur krejt etapat e shpalljes së pavarësisë.
Përmes një postimi në Facebook, Pacolli ka thënë se reagimi i egër nga regjimi serbomadh për parlamentarët e asaj kohe është dëshmi e gjallë se vendimi i tyre ishte valid.
“2 Korriku 1990, është provë e gjallë dhe e vlefshme se populli shqiptar i ka ndjekur krejt etapat e shpalljes së pavarësisë. Atëbotë parlamentarët tanë me guxim dhe largpamësi, shenjuan emrin e tyre në historinë moderne të Kosovës. Pikërisht reagimi i egër nga regjimi serbomadh ndaj tyre është dëshmia e gjallë se vendimi i tyre ishte valid, jo thjesht në gjyqin e historisë, por dhe në tërësinë e akteve kushtetues të ngrehinës legale federative”, tha Pacolli./arbresh.info/
Mot me shi gjatë së shtunës, temperaturat deri në 21°C
SPAK godet grupin kriminal për trafik heroine në Shqipëri d...
Sot Renee feston ditëlindjen, ky është urimi emocionues i ma...
Grupi i parë i haxhilerëve nga Kosova arrin në Arabinë Saudi...
ShBA-ja thotë se Izraeli e Libani janë pajtuar për ta zgjatu...
Trajneri i West Ham: `VAR po krijon shumë dyshime në Premier...