Ministri i Shëndetësisë̈, Armend Zemaj, dhe ambasadorja e BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, kanë bërë pranim-dorëzimin e donacionit për Covid-19, i cili është̈ dhuruar nga BE-ja.
Bashkimi Europian ka dhuruar 6000 mijë teste dhe pajisje të ndryshme në vlerë 800 mijë euro.
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj tha se ky donacion nuk është i vetmi as i fundit nga BE.
“Ministria e Shëndetësisë është duke i dakurduar aktivitetet qe ne, me se shumti kemi nevojë. Ky donacion nuk është i vetmi as i fundit nga BE. Na kanë ndihmuar shumë. Gjatë kësaj kohe mjetet kanë arritur shpejt. Respektoni masat dhe rekomandimet e instituti dhe ruani shëndetin. Më e rëndësishmja është shëndeti se politika në këtë kohë”. tha ai.
Natalya Apastolova tha se janë dhuruar 6000 mijë teste dhe pajisje tjera të ndryshme e të gjitha këto në vlerë 800 mijë euro.
“Pandemia nuk është vetëm krizë për Kosovën e shihni qa po ndodh edhe në Europë. Jam krenare që BE e para ka dal për një pako emergjente ne e shohim Kosovën si vendin tonë. Po dorëzohen 6000 mijë pajisje të ndryshme e gjithë kjo në vlerë 800 mijë euro po ashtu do te dorëzojmë edhe ventilator. Jam e impresionuar me përgjegjësi e këtyre njerëzve ju lutem qe t’i respektoni masat qe janë për ta luftuar covid-19. Mesazhi im është na ndihmoni qe te ju ndihmojmë” tha ajo./arbresh.info/

I dërguari i Trump në Grenlandë: Do të punoj që ishulli të b...
Specialja hedh poshtë kërkesën e Kadri Veselit për lirim të ...
Deklarim i rremë për ryshfet, arrestohet një person në Prish...
Rama reagon pas vdekjes së Shemit: Ishte imazh i gjallë i kr...
Kusari-Lila tregon arsyen e mungesës në fushatë: Babai im ës...
Vdes Shemi i grupit “Ilirët”