Më 2 korrik 1990 mijëra shqiptarë duke mposhtur frikën e një diktature gjysmëshekullore mësynë ambasadat e huaja, – ndër to edhe Ambasadën e Republikës Federale Gjermane në Tiranë, – pa e ditur në ato momente tronditëse se me këtë hap ata shenjuan edhe kthesën e madhe të Shqipërisë.
Ai që u quajt si eksodi i madh i shqiptarëve i dha goditjen e fundit regjimit të Byrosë Politike në Shqipëri, duke u hapur mijëra vetëve portën e lirisë.
Kryeministri Edi Rama e ka përkujtuar këtë përvjetor me anë të një postimi në facebook, ku shprehet:
“MIRËMËNGJES ?
30 vjet nga eksodi historik i shqiptarëve, një kohë për të kuptuar çmimin e lirisë dhe dëshirën e zjarrtë të shpirtit shqiptar që u përball me diktaturën dhe luftoi për lirinë“, shkruan Rama.
Ter Stegen nën “radarin” e Gironas
Gianni Infantino dëshiron të ndryshojë rregullin e pozicioni...
Gjeti portofol me 800 euro dhe nuk e raportoi, arrestohet i ...
Zelensky: Pa mbështetjen amerikane nuk mund të fitojmë, nuk ...
Vitinha: Lojtari që më ka frymëzuar më shumë është Iniesta
Regjistrohet tërmet në Maqedoninë e Veriut