Një shpërthim i rasteve të reja në klubet e natës nëpër Zvicër kanë hedhur dyshime të mëdha nëse ishte vendim i duhur, rikthimi i jetës së natës.
Autoritetet e kantonit të Cyrihut kanë njoftuar se shumë raste me COVID-19 ishin identifikuar në bare dhe klube të natës në të gjithë kantonin ditëve të fundit .
Të dielën, autoritetet zvicerane njoftuan mbylljen e përkohshme të klubit ‘Flamingo’ të Cyrihut, pasi nga ky klub dolën pozitiv disa persona dhe u kërkua që të karantinoren 300 të tjerë.
Të mërkurën u raportua për shpërthime të tjerat infeksionit në bare dhe klube të natës. Personat që morën pjesë në “Klazen Plaza” të Cyrihut më 26 qershor mund të jenë raste kontakti të një personi të infektuar me COVID-19.
Të pranishmëve në Terminus në Olten, Solothurn u është kërkuar të karantinës pasi u konfirmua një rast i koronavirusit, raportojnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.
Dy shpërthime të reja u zbuluan edhe në Cyrih dhe në kantonin fqinj Aargau.
Drejtoresha e shëndetit në Cyrih, Natalie Rickli (SVP) paralajmëroi se nëse klubet e natës nuk respektojnë rregullat, do të mbyllen.
Numri i infeksioneve të zbuluara rishtazi në Zvicër, ka qenë në rritje ditët e fundit.
Kantoni i Valaisit ndan 10 milionë franga për viktimat e Cra...
Pas raportimit të Arbresh.info, pastrohen mbeturinat në rrug...
Bllokohet qarkullimi në aksin Rozhajë – Kullë
Çmimi i arit thyen rekord historik, kapërcen për herë të par...
Hamza takon Malajn, flasin për forcimin e lidhjeve kombëtare...
Edi Rama takohet me homologun izraelit, Benjamin Netanyahu